Ballina Lajme Tre persona helmohen nga uji që pinë në një lokal në Shkodër

Tre persona helmohen nga uji që pinë në një lokal në Shkodër

2

Tre persona po marrin trajtim mjekësore në spitalin e Shkodër, pasi janë helmuar nga uji që kanë konsumuar në një lokal.

Sipas Policisë, në spital kanë shkuar shtetasja A. Z., 41 vjeçe dhe djali i saj, shtetasi A. Z., 14 vjeç, banues në Malësi të Madhe, si dhe shtetasi M. M., 30 vjeç kamarier i lokalit.

Shtetasja A. Z., së bashku me djalin e saj, janë dërguar për mjekim më të specializuar, në Tiranë.

Grupi hetimor, në bashkëpunim me Drejtorinë Rajonale të AKU-së, Shkodër, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, vijon intensivisht punën për sqarimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.