Është arrestuar një irlandez dhe disa shqiptarë të dyshuar për kontrabandën e emigrantëve në Britaninë e Madhe me skaf. Shtetasi irlandez 46-vjeçar u arrestua në Aylesbury, Buckinghamshire. Ndêrkohë 51-vjeçari nga Shqipëria në Hove, Sussex u kap gjithashtu nga policia në Mbretërinë e Bashkuar.
Një irlandez ishte në mesin e katër personave të arrestuar kur policia belge pengoi një përpjekje për të kontrabanduar emigrantë nga kontinenti i Evropës në Mbretërinë e Bashkuar me një skaf. Atyre iu bashkuan edhe dy shtetas shqiptarë, 44 dhe 48 vjeç, të cilët u arrestuan të martën në Nottingham.
Dymbëdhjetë emigrantë dhe dy britanikë ishin arrestuar më parë më 30 tetor, kur policia belge pengoi një varkë të largohej nga brigjet e Flanders.
Hetuesit besojnë se kontrabandistët e kishin përdorur varkën për të udhëtuar në Belgjikë për të mbledhur emigrantë, përpara se të tentonin të zbarkonin në Margate në Kent.
Arrestimet pasojnë një hetim nga Agjencia Kombëtare e Krimit (NCA), e cila pretendoi se të katër personat e arrestuar të martën në mëngjes janë pjesë e një bande që organizon një seri kontrabandë njerëzish nga Evropa në Mbretërinë e Bashkuar, duke përfshirë një numër ngjarjesh kalimi vitin e kaluar.