84-vjeçari, Halil Basha, nga Durrësi i cili u sulmua disa ditë më parë nga dy qen pitbull ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në spital.
WebLajm shkruan se 84-vjeçari, kishte marrë plagë të shumta në trup dhe veçanërisht në kokë.
Kujtojmë se ngjarja ka ndodhur në lagjen 13 në Durrës ditën e enjte.
Pronari Armand Lala që mbante tre qen të tillë në oborrin e shtëpisë është arrestuar nga policia nën akuzën e braktisjes së kafshëve të shoqërimit.
Sipas dëshmisë së tij mësohet se qeni ka dalë nga kontrolli duke sulmuar të moshuarin në mënyrë të papritur.