Nuk ka fund drama për prindërit në Agrinio që humbën fëmijën e tyre të vetëm pasi ra nga biçikleta. Gabrieli 14-vjeçar humbi jetën në Kypseli Agrinio, ndërsa varrimi i tij u bë në Shqipëri, raporton noa.al.
Por telashet nuk kanë të sosur për burrë e grua, prindër të të ndjerit.
Ata shkuan në Shqipëri për të përcjellë djalin në banesën e fundit. E më pas duhet të riktheheshin në Greqi, aty ku jetojnë prej shumë vitesh e ku lindën dhe djalin e vetëm që e humbën tragjikisht.
Autoritetet greke nuk lejojnë babanë të rikthehet, duke lejuar vetëm të shoqen.
Sipas tyre, babai ka probleme dokumentacioni dhe duhet të qëndrojë në Shqipëri.
Por çifti tregon se këtu në Shqipëri nuk kanë asgjë, as edhe strehë dhe as punë. Jeta e tyre është në Greqi dhe është e vetmja mundësi mbijetese.
Çështja ka nxitur shprehen e shqetësimit nga pushteti lokal në Kypseli Agrinio, raporton noa.al.
“Në këtë fazë të vështirë, çifti ka nevojë për njëri-tjetrin. Gruaja ose do të duhet të detyrohet të kthehet në Greqi dhe të punojë, ose të qëndrojë në Shqipëri me burrin e saj, ku në fakt nuk kanë as ku të qëndrojnë e as ku të punojnë. Ky problem duhet të zgjidhet”, shprehet kryebashkiaku i Kypselit, Stratos Iliadis.
Ai u bën apel shërbimeve kompetente që të merren me situatën me mirëkuptim dhe humanizëm, në mënyrë që çifti të kthehet në Greqi dhe të vazhdojë jetën.
Ngjarja tragjike ndodhi para disa ditësh në një rrugë rurale në afërsi të Kypseli kur biçikleta ka devijuar nga kursi i saj, duke bërë që fëmija të bjerë në një greminë.
I mituri është dërguar i plagosur rëndë në spitalin e Agrinio nga autoambulanca, por vogëlushi ndërroi jetë.
Vdekja e djalit la në zi familjen e tij dhe komunitetin lokal.
Policia Rrugore e Agrinos po kryen hetimet paraprake për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
Pasditja fatale e Gabrielit
Gjithçka ndodhi pasditen e së mërkurës që shkoi. Gabrieli mori biçikletën dhe takoi kushëririn e tij për të ecur së bashku atë pasdite.
Terreni ishte i rënduar dhe i vrazhdë, duke bërë që 14-vjeçari të rrëzohet nga biçikleta dhe të godasë kokën në një shkëmb.
Kushëriri i tij në gjendje shoku filloi të bërtasë dhe të thërrasë për ndihmë nëse dikush i dëgjonte dhe i lokalizonte, ndërsa 14-vjeçari u rrëzua pranë shkëmbit të madh dhe u plagos rëndë.
Ambulanca e ka marrë djalin dhe i shoqëruar nga policia është dërguar me urgjencë në spitalin e Agrinio.
Skenat e tragjedisë pasuan ndërsa prindërit kur ata kuptuan se kishin humbur fëmijën e tyre të vetëm.
Kurse tani, ata përjetojnë dhe një tjetër hall për jetën e tyre tashmë të thyer nga dhimbja. /noa.al