Ballina Rajoni Tragjedia në Serbi, qytetarët e Kosovës ndezin qirinj për viktimat e pafajshme

Tragjedia në Serbi, qytetarët e Kosovës ndezin qirinj për viktimat e pafajshme

1

Qytetarët e Kosovës kanë ndezur qirinj mbrëmjen e sotme për 8 nxënësit e pafajshëm dhe rojen në Serbi që u vranë dje nga një 14 vjeçar në një shkollë në Beograd.

Dhjetra qytetarë së bashku me ministrin Nenad Rashiç në shkallët para Teatrit Kombëtar të Kosovës kanë ndezur qirinj për viktimat e sulmit me armë në shkollën fillore’Vladislav Ribnikar’ në Serbi.

14-vjeçari i identifikuar si Kosta.K në shkollën fillore “Valdislav Ribnikar” në Beograd, ekzekutoi me armën e zjarrit të së atit 9 persona si dhe plagosi 15 të tjerë.

Dukej se të gjithë aktin, i mituri e kishte menduar më herët, madje ai kishte bërë edhe një listë të personave të cilët do të vriste.

Pas ngjarjes ishte vetë 14 vjeçari ai i cili mori në telefon Policinë, ku tregoi aktin e rëndë që kishte kryer.

“Hajdeni më merrni se i vrava shokët”,  mësohet të ketë thënë ai. Mediat aludojnë se ishte mllefi që pati me mësuesen e historisë që e shtyu drejt aktit monstruoz. Menjëherë ai u vu në prangat e policisë, ndërkohë u arrestuan edhe prindërit e të miturit.

Serbia ka shpallur tre ditë zie kombëtare, duke filluar nga e premtja deri të dielën.