Ballina Bota Tragjedia në Itali/ Thellohet bilanci, shkon në 58 numri i refugjatëve të...

    Tragjedia në Itali/ Thellohet bilanci, shkon në 58 numri i refugjatëve të vdekur, arrestohet një person

    1

    Thellohet bilanci i viktimave nga përmbytja e anijes me refugjatë në jug të Italisë. Numri i emigrantëve që kanë humbur jetën ka shkuar në 58, përfshirë një foshnjë.

    Mediat e huaja raportojnë se anija shpërtheu ndërsa përpiqej të zbarkonte me rreth 150 njerëz në bord pranë qytetit bregdetar të Crotone në rajonin e Kalabrisë, ndërsa mësohet se është arrestuar një person, i akuzuar për trafikim të emigrantëve.

    Më herët roja bregdetare tha se 80 persona ishin nxjerrë të gjallë, “përfshirë disa që arritën të arrinin në breg pas fundosjes”.

    Manuela Curra, një zyrtar i qeverisë lokale, tha se anija ishte larguar nga qyteti bregdetar turk i Izmirit tre ose katër ditë më parë.

    Refugjatët vinin kryesisht nga Afganistani, Pakistani, Somalia dhe Irani. Sipas policisë doganore, një i mbijetuar është arrestuar nën akuzën e trafikimit të emigrantëve. Të mbijetuarit shihen të grumbulluar nën batanije, ku kujdesen punëtorët e Kryqit të Kuq. Disa janë dërguar në spital.

    Anija raportohet të jetë fundosur pasi u përplas me shkëmbinj gjatë motit të ashpër, duke shkaktuar një operacion të madh kërkim-shpëtimi në tokë dhe në det.

    (BalkanWeb)