Ballina Lajme Tragjedia në Greqi, reagon presidenti Begaj: Shqipëria qëndron krah popullit grek

Tragjedia në Greqi, reagon presidenti Begaj: Shqipëria qëndron krah popullit grek

1

Presidenti Bajram Begaj ka reaguar për tragjedinë e ndodhur gjatë natës në shtetin fqinj, në Greqi, ku dy trena janë përplasur me njëri-tjetrin duke shkaktuar 38 viktima.

Në reagimin e tij, presidenti Begaj shkruan se ndihet i tronditur nga ajo që ka ndodhur në Greqi. Kreu I shtetit u shpreh ngushëllimet e sinqerta familjeve të viktimave, ndërsa u uron shërim të shpejtë të mbijetuarve.

Begaj shkruan më tej se ai në cilësinë e presidentit së bashku me shtetin shqiptar qëndron përkrah popullit grek.

I tronditur nga tragjedia e përplasjes së trenit në Greqinë fqinje! Ngushëllime të sinqerta familjeve të viktimave, ndërsa të mbijetuarve ju uroj shërim të shpejtë. Unë dhe Shqipëria qëndrojmë përkrah me popullin grek”, shkruan Begaj në reagimin e tij mbi tragjedinë e ndodhur në Greqi gjatë natës kur dy trena janë përplasur me njëri-tjetrin duke shkaktuar 38 viktima.

Treni IC62 ishte nisur nga Athina për në Selanik në momentin kur është përplasur me një tren mallrash në zonën e Evangelismos.  Në momentin e përplasjes, sipas të dhënave të publikuara nga kompania Hellenic Train , në bord ndodheshin rreth 350 pasagjerë. Kur treni ka nisur udhëtimin nga Athina, ka pasur 430 persona, por 80 prej tyre kanë zbritur në Larisa, ndërsa pjesa tjetër ka vazhduar rrugën deri në përplasjen e rëndë të dy trenave pranë qytetit Tempe.

Sakaq, autoritetet greke kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, ndërsa po punohet për nxjerrjen e pasagjerëve të tjerë të ngecur në tren. Përpjekjet e zjarrfikësve janë fokusuar aktualisht në dy vagonët e parë të trenit të pasagjerëve të cilët janë përmbysur dhe ku nxjerrja është edhe më e vështirë.

/rtsh.al/