Ballina Rajoni Tragjedi në Greqi/ Përplasen kokë më kokë dy trena, humbin jetën 32...

Tragjedi në Greqi/ Përplasen kokë më kokë dy trena, humbin jetën 32 persona, plagosen 85 të tjerë

1

Një tragjedi e rëndë është shënuar orët e para të kësaj të mërkure (1 mars) në Greqi, ku dy trena janë përplasur kokë më kokë e për pasojë 32 persona kanë humbur jetën dhe 85 të tjerë kanë mbetur të plagosur. Sipas CNN.gr, treni IC62 ishte nisur nga Athina për në Selanik në momentin kur është përplasur me një tren mallrash në zonën e Evangelismos.

Në momentin e përplasjes, sipas të dhënave të publikuara nga kompania Hellenic Train , në bord ndodheshin rreth 350 pasagjerë. Kur treni ka nisur udhëtimin nga Athina, ka pasur 430 persona, por 80 prej tyre kanë zbritur në Larisa, ndërsa pjesa tjetër ka vazhduar rrugën deri në përplasjen e rëndë të dy trenave pranë qytetit Tempe.

Sakaq, autoritetet greke kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, ndërsa po punohet për nxjerrjen e pasagjerëve të tjerë të ngecur në tren.

Përpjekjet e zjarrfikësve janë fokusuar aktualisht në dy vagonët e parë të trenit të pasagjerëve të cilët janë përmbysur dhe ku nxjerrja është edhe më e vështirë.

Funksionimi i zjarrfikësve në vagonët e veçantë bëhet me ndihmën e 4 mjeteve speciale me vinç që do të heqin telat.  Të plagosurit janë dërguar në disa spitale, në spitalin Universitar, Spitalin e Përgjithshëm dhe Spitalin Ushtarak të Larisës, si dhe në Spitalin Ushtarak të Athinës.