Ballina Lajme Tragjedi në Francë/ Një 13-vjeçare shqiptare bie nga kati i 5-të i...

Tragjedi në Francë/ Një 13-vjeçare shqiptare bie nga kati i 5-të i pallatit

1

“Është një tragjedi”. Kështu Henri Hasser, kryebashkiaku i qytezës franceze Ban-Saint-Martin pranë Metz e përshkroi atë që ndodhi të shtunën në këtë qytet. Një 13-vjeçare shqiptare humbi jetën pasi ra nga kati i pestë i një pallati në rrethana ende të paqarta.

Vajza ishte nxënëse e klasës së katërt në Kolegjin Jean-Bauchez. Në një intervistë për median “Lorraine Actu”, kryebashkiaku dha disa detaje për ngjarjen. Sipas tij, vajza 13-vjeçare ishte më e madhja e fëmijëve të familjes. Edhe fëmijët e tjerë janë të gjithë të arsimuar në qytet.

Hasser përshkroi vajzën e re si “drejtuese e klasës së saj dhe që ishte ajo që përfaqësonte të gjithë delegatët e kolegjit”. Kryetari i bashkisë e përshkroi atë si “një fëmijë të fortë dhe dinamik”. Humbja e vajzës së re ishte një tronditje edhe për institucionin ku ajo u shkollua. Në kolegjin Jean-Bauchez është ngritur një njësi dëgjimi psikologjike.

Në rrjetet sociale disa prindër folën se sa e vështirë do të ishte rikthimi në shkollë për fëmijët e tyre. “Zemra e nënës vetëm mund të ngushëllojë. Nuk e imagjinoj dot tmerrin që mund të përjetojë familja”, – shkruan nëna e një studenti.