Ballina Bota Trafikonin kokainë familjarisht në Greqi, në pranga nëna shqiptare me të birin,...

    Trafikonin kokainë familjarisht në Greqi, në pranga nëna shqiptare me të birin, në kërkim babai

    1

    Një shqiptare është  arrestuar bashkë me te birin  në ishullin grek të Rododsit, pasi akuzohen për posedim, dhe trafikim kokaine.

    Ndërkohë është shpallur në kërkim babai shqiptar 43-vjeçar.

    Mediet greke shkruajnë se 43-vjeçari është i njohur nga policia e Athinës për pjesëmarrje në organizata kriminale të trafikut të drogës dhe zjarrvënie në dyqane.

    Djali 24-vjeçar merrte dhe shpërndante tek palë të treta sasi droge për llogari të babait të tij, 43-vjeçarit të shpallur në kërkim.

    24-vjeçari u arrestua nga policia greke teksa po transportonte kokainë me peshë 1 kilogramë e 191 gram.

    Gjithashtu, atij iu gjetën edhe tre dokumente të transfertave në vlerë prej 6788 euro.