Ballina Vendi Tmerr në Vlorë/ Një burrë futet me armë në një familje, lidh...

Tmerr në Vlorë/ Një burrë futet me armë në një familje, lidh bashkëshortët dhe ngacmon se*ksualisht gruan me 3 vajzat e mitura

1

E rëndë në një fshat të Vlorës. Burri mban peng një familje dhe ngacmon seksualisht gruan dhe vajzat e mitura.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Brataj, në Selenicë,

Vitrin Çobajka mbajtur peng një familje, ndërsa më pas u ka vjedhur një shumë parash.

Çobaj ka hyrë me dhunë në shtëpinë e një 41-vjeçareje, e cila banonte me burrin e saj invalid, 47 vjeç dhe 6 fëmijët e tyre të mitur. Ai i ka mbajtur peng duke i kërcënuar me një armë gjahu për rreth 4 orë, dhe më pas është larguar pasi ka vjedhur nga banesa një shumë parash. Ai po ashtu e ka ngacmuar seksualisht gruan dhe 3 vajzat e saj të mitura.

Policia vendore deklaron se ka përfunduar operacionin policor i koduar “Brataj”.

Në kuadër të këtij operacioni u bë kapja dhe arrestimi i autorit të dyshuar të ngjarjes, Vitrin Çobajka, 38 vjeç, banues në fshatin Vajzë, Vlorë, me precedentë të mëparshëm penal në fushën e vjedhjes.

Gjatë veprimeve hetimore ka rezultuar se ky person, më datë 16.07.2022, në orët e para të mëngjesit, në vendin e quajtur “Koria e Rigonit”, në fshatin Brataj, ka hyrë me dhunë në banesën e Y. F., 41 vjeçe, e cila jetonte së bashku me bashkëshortin e saj, F. F., 47 vjeç (invalid) dhe 6 fëmijë të mitur. Nën kërcënimin e një arme dyshohet se 38-vjeçari ka mbajtur peng për rreth 4 orë familjarët e kësaj familjeje duke lidhur me litarë dy bashkëshortët dhe duke izoluar në një dhomë fëmijët e mitur. Gjatë kohës që ky shtetas ka qëndruar në banesë dyshohet se ka ngacmuar seksualisht Y. F. dhe tre vajzat e saj të mitura, si dhe u ka vjedhur me dhunë shumën prej 36.900 lekësh.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar një armë gjahu, një shumë parash dhe veshje të cilat autori dyshohet se i ka përdorur gjatë kryerjes së krimit.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për veprime të mëtejshme.