Një miliarder rus është bërë biznesmeni i fundit i kriptomonedhave që ka humbur jetën në rrethana misterioze pasi helikopteri i tij u rrëzua pranë qytetit turistik të Villefranche-sur-Mer pasi u ngrit nga Lozana në Zvicër. Rrëzimi i helikopterit është e sigurt që nuk ka ardhur si pasojë e kushteve atmosferike, pasi moti ka qenë shumë i mirë.
Sipërmarrësi Vyacheslav Taran, 53 vjeç, është sipërmarrësi i tretë i kriptomonedhës që vdes papritur në javët e fundit.
Vdekja e 53-vjeçarit Taran, është një ngjarje e mbështjellë me mister, jo vetëm për arsyet e përplasjes së helikopterit, por edhe për faktin që një nga pasagjerët i cili do të udhëtonte e anuloi pjesëmarrjen e tij në momentin e fundit.
Kujtojmë se Tiantian Kullander, 30 vjeç, vdiq ‘në gjumë’ javën e kaluar , ndërsa shoku i tij kripto-milioneri Nikolai Mushegian, 29 vjeç, u mbyt në një plazh të Puerto Rikos pasi postoi në Tëitter se kishte frikë se CIA dhe Mossad do ta vrisnin.
Taran, bashkëthemeluesi i platformës së investimit Libertex dhe Forex Club, po fluturonte nga Lozana me një pilot me përvojë në një helikopter H130 me një motor, kur u rrëzua rreth orës 13:00 më 25 nëntor.
Edhe piloti francez 35 vjeç vdiq në këtë aksident tragjik. Zëvendësprokurori publik i Nisës, i cili ka vizituar vendin e ngjarjes, ka thënë se nuk mund të përjashtohet faji i një personi të tretë.
Një tjetër pasagjer i paidentifikuar duhej të bashkohej me Taran në fluturim, por ata e anuluan minutën e fundit, sipas shtypit lokal.
Taran – një specialist shumë i suksesshëm në det të hapur, i cili ka jetuar në Monako për dhjetë vitet e fundit – ka tre fëmijë me gruan Olga, themeluese e medias Hello Monaco.
Agjencia ukrainase e lajmeve UNIAN pretendoi, pa përmendur prova, se Taran ishte një ‘biznesmen kripto-miliarder me lidhje të mundshme me Shërbimin e Inteligjencës së Jashtme Ruse’.
Ky është rasti i tretë brenda pak javësh që vdesin në mënyrë misterioze investitorët e kriptomonedhave.
Tiantian Kullander, ndërroi jetë në gjumë javën e kaluar, ndërsa Nikolai Mushegian, 29 vjeç, u mbyt në një plazh të Puerto Rikos pasi postoi në Twitter se kishte frikë se CIA dhe Mossad do ta vrisnin.
(BalkanWeb)