Një biletë prej 250,000 dollarësh, tetë ditë e shtatë netë për të “hipur” në Titanik. Stockton Rush, president i “OceanGate Expeditions”, ka nisur një ekspeditë të re në rrënojat më të famshme në botë që do të niset nga porti i St. John’s Newfoundland, Kanada nga 11 deri më 19 maj 2023. Një zhytje e vështirë dhe shumë e shtrenjtë, sigurisht jo e përshtatshme për të gjithë.
Në 3800 metra nën nivelin e detit, Titaniku pushon prej 110 vitesh, anija transatlantike britanike u mbyt për shkak të përplasjes me një ajsberg në vitin 1912 gjatë udhëtimit të parë, pavarësisht shprehjes maksimale të teknologjisë detare të kohës si dhe anija më luksoze e ndërtuar ndonjëherë. Anija u mbyt në vetëm dy orë e 40 minuta, duke marrë më shumë se 1500 jetë para syve të të mbijetuarve që panë tragjedinë nga varkat e shpëtimit.
Ekspedita do t’u japë turistëve mundësinë të shoqërojnë studiues, teksa vizitorët gjithashtu do të përfshihen drejtpërdrejt në mbledhjen e të dhënave dhe informacionit mbi gjendjen e përkeqësuar të Titanikut së bashku me studiuesit në bord. Zbritja zgjat rreth dy orë./ TGCOM
/rtsh.al/