Dy persona janë arrestuar nga policia e Tiranës për veprën penale “Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror”.
Këta shtetas “janë kapur në flagrancë nga shërbimet e Policisë, në Vorë, duke transportuar me 2 automjete, 13 emigrantë, të cilëve, kundrejt pagesës 600 euro për person, iu kishin premtuar transportimin nga Saranda në drejtim të Shkodrës, me qëllim kalimin e tyre në pikën kufitare me Malin e Zi, me destinacion final vendet e BE-së”, thuhet në njoftimin e policisë.
Në pranga ranë K. A., 24 vjeç dhe E. A., 32 vjeç, të dy banues në Shkodër.
Po ashtu në hetim janë vënë edhe 13 emigrantët, që ndodheshin në makinë.
Policia sekuestroi 2 automjete dhe 3 aparate celulare ndërsa materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.
/rtsh.al/