Ballina Lajme Thirrja e opozitës për protesta pas vdekjes së 32-vjeçarit, Rama: Hienat po...

Thirrja e opozitës për protesta pas vdekjes së 32-vjeçarit, Rama: Hienat po shqyejnë të vdekurin, Prokuroria foli.

1

Kryeministri Edi Rama ka folur sërish për vdekjen e 32-vjeçarit L.K në Tiranë pas shoqërimit në Komisariat. Reagimi i Ramës vjen fill pas thirrjes së opozitës për protesta para Ministrisë së Brendshme.  Kreu i qeverisë deklaron se Prokuroria ka folur qartë, ndërsa i referohet opozitës si hiena që po shqyejnë një të vdekur prej 24-orësh.

Kur njeriu bëhet hienë nuk bëhet më kurrë njeri, po kur njerëzit u venë pas hienave rrezikojnë të bëhen hiena! Si mund t’u shkohet ende pas hienave që prej 24 orësh po shqyejnë një të vdekur nëpër media, duke ia hedhur fajin policisë, kur edhe vetë prokuroria ka folur qartë?!

Çdo shqiptar që i ndjek këto hiena nga mbrapa duhet të pyesë veten çfarë shqiptari është dhe çfarë kërkon pas atyre, që kërkojnë vetëm rrëmujë, konflikt, gjak mundësisht, e që hanë bukën e Shqipërisë po bëjnë duvanë e Rusisë”, shkruan Kryeministri në rrjetin social Twitter.

Më herët, kryeministri tha nga Elbasani se janë pezulluar efektivët që kanë shoqëruar 32-vjeçarin në Komisariat ndërsa theksoi se fjalën e fundit e ka mjekësia ligjore.

/rtsh.al/