Ballina Lajme Tetë goditje, njëra në zemër, del autopsia: Bujar Fandaj dhunoi 26-vjeçaren shtatzënë...

Tetë goditje, njëra në zemër, del autopsia: Bujar Fandaj dhunoi 26-vjeçaren shtatzënë para se ta vriste me thikë

28

27-vjeçarja Vanessa Ballan ëshhtë dhunuar dhe më pas është masakruar 8 herë me thikë nga shqiptari nga Kosova Bujar Fandaj.

Kjo ishte përgjigjja që doli nga autopsia, ku nga ekzaminimi u zbulua se ajo është qëlluar tetë herë me thikë, dy goditje i kanë dëmtuar të dyja mushkëritë, ndërsa fatale ka qenë një tjetër në zemër.

Por para se të masakrohej me thikë, Bullan është dhunuar fizikisht nga shqiptari, pasi janë konstatuar maviosje në kokë dhe fytyrë, si dhe plagë mbrojtëse në duar, siç rezultoi tashmë nga këqyrja e kufomës. Vrasja është kryer me një thike 20 centimetra të gjatë.

Kujtojmë se ngjarja e rëndë u shënua pak ditë më parë në Itali. Viktima, e cila kishte një fëmijë dhe ishte në pritje të fëmijës së dytë, dyshohej se kishte një lidhje jashtëmartesore me autorin, të cilës i kishin dhënë fund verën e këtij viti.

Por duket se autori nuk e kishte pranuar lehtë ndarjen e tyre, dhe ndërmori aktin e rëndë./albeu.com