Ballina Lajme Testohen 30 000 maturantë në Gjuhën Shqipe

Testohen 30 000 maturantë në Gjuhën Shqipe

0

Mbi 3000 maturantë i janë nënshtruar sot (7 qershor) provimit të detyrueshëm të gjuhës shqipe dhe letërsisë.

Edhe pse çdo gjë ka nisur normalisht, duke ju përmbajtur me përpikmëri rregullores së maturës shtetërore, pak minuta nga a nisja e provimit ka qarkulluar në rrjetet sociale, varianti i dy tezave të provimit A dhe B .

Të pyetur pas testimit, maturantët konfirmojnë se pyetjet e tezës së publikuar kanë qenë të njëjta me ato që kanë dhënë në provim, edhe pse kjo nuk i ka shërbyer atyre për zgjidhjen e ushtrimeve.

Drejtoresha e shkollës “Qemal Stafa” sqaron se dalja e tezës nuk u shërben maturantëve, pasi ajo bëhet me qëllimin e vetëm për të hedhur poshtë punën e shumë mësuesve që investohen në këtë proces.

Ministrja e Arsimit, Evis Kushi, duke ju përgjigjur interesimit të mediave tha se tezat dalin nga të njëjtët njerëz por kjo kurrsesi nuk e cënon procesin.

Pas përfundimit të provimit, maturantët thanë se testi ishte i një niveli mesatar vështirësie dhe se nuk kishte asnjë mundësi të konsultoheshe me shokët.

Me 13 qershor, maturantët do t’i nënshtrohen provimit të tretë të matematikës dhe në fund me 19 qershor, ata do të japin provimin e fundit të lëndës me zgjedhje.