Ballina Lajme Tërmeti në Turqi dhe Siri/ Rama ndez qirinj në ballkonin e Kryeministrisë...

Tërmeti në Turqi dhe Siri/ Rama ndez qirinj në ballkonin e Kryeministrisë në nder të viktimave

1

Pasi Kuvendi mbajti një minutë heshtje në nderim të viktimave të shkaktuara nga tërmeti në Turqi dhe Siri, edhe kryeministri Edi Rama ka ndezur qirinj në ballkonin e Kryeministrisë.

Dita e sotme është shpallur ditë zie kombëtare si një shenjë solidaritetiu për Turqinë, nisur edhe nga fakti se shteti turk ka qëndruar pranë vendit tonë pas tërmetit të 26 Nëntorit të vitit 2019.

Në kuadër të zisë kombëtare, edhe kryeministri Rama ka shprehur solidaritetin e tij duke ndezur qirinj në ballkonin e kryeministrisë.

Ka qenë vetë kryeministri Edi Rama që e ka bërë të ditur përmes publikimit të videos në rrjetin social facebook.

/rtsh.al/