Ballina Lajme Tërmeti i vitit 2019, 133 familje përfitojnë banesa në bashkitë Durrës dhe...

Tërmeti i vitit 2019, 133 familje përfitojnë banesa në bashkitë Durrës dhe Kamëz

1

Plot 133 familje bëhen tashmë pronare të banesave të ndërtuara në bashkitë Durrës dhe Kamëz, në kuadër të të përballimit të pasojave të fatkeqësisë natyrore, që lidhen me tërmetin që trondiditi Shqipërinë në nëntor 2019.

Rtsh.al publikon të plotë listën e kryefamiljarëve të cilët, me propozimin e zëvendëskryeministrit dhe ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, është vendosur nga Këshilli i Ministrave për kalimin te bashkitë Durrës dhe Kamzë të 133 (njëqind e tridhjetë e tre) njësive individuale të banimit, përkatësisht, detajuar, si më poshtë vijon:

a) Bashkia Durrës 73 (shtatëdhjetë e tre) njësi individuale banimi;

b) Bashkia Kamzë 60 (gjashtëdhjetë) njësi individuale banimi.

Do të jetë ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, Fondi Shqiptar i Zhvillimit dhe bashkitë Durrës dhe Kamzë për zbatimin e këtij vendimi.

/rtsh.al/