Presidenti i SHBA, Joe Biden, theksoi se Shtetet e Bashkuara janë të gatshme të ofrojë çdo ndihmë të nevojshme për Japoninë, pas tërmeteve të forta që goditën vendin.
“Administrata ime është në kontakt me zyrtarët japonezë dhe Shtetet e Bashkuara janë të gatshme të ofrojnë çdo ndihmë të nevojshme për popullin japonez”, tha Joe Biden në një deklaratë.
“Si aleatë të ngushtë, Shtetet e Bashkuara dhe Japonia ndajnë një lidhje të thellë miqësie që bashkon popullin tonë. Mendimet tona janë me popullin japonez gjatë kësaj kohe të vështirë”.