Ballina Rajoni Tërmet në detin Egje ndjehet në Greqi dhe Turqi

Tërmet në detin Egje ndjehet në Greqi dhe Turqi

28

GREQI- Një tërmet me magnitudë 4.2 ballë të shkallës Rihter ka ndodhur sot në detin Egje pranë ishullit Kalymnos në Greqi dhe është ndjerë edhe në Bodrum të Turqisë.

Sipas Institutit Gjeodinamik, tërmeti është regjistruar nëntë kilometra në lindje të ishullit, raporton Protothema. Epiqendra e tërmetit ishte në një thellësi prej pesë kilometrash.

Sipas të dhënave nga Qendra Evropiane Sizmologjike Mesdhetare, tërmeti ka ndodhur 17 kilometra larg ishullit Kos. Agjencia Turke e Situatave Emergjente njoftoi se tërmeti me magnitudë 4.1 është regjistruar 20 kilometra larg Bodrumit, sipas mediave turke