Tre shqiptarë dhe një rumun u arrestuan në orët e para të mëngjesit të sotëm jashtë një lokali në Athinë. Rreth orës dy të natës, policia është njoftuar për të shtëna brenda një lokali në Avenue Alexandras dhe pasi ka shkruar në vendngjarje nuk ka gjetur gëzhoja në tokë.
Më pas ka lokalizuar katër persona, tre prej të cilëve shqiptarë, pasi janë dukur të dyshimtë. Mirëpo, sapo policia është afruar pranë tyre, njëri ka nxjerrë armën. Teksa ka tentuar që të qëllojë drejt policisë, i është bllokuar arma. Ata u arrestuan ndërsa njërit prej tyre iu gjet edhe një thikë.
Deri më tani nuk dihet nëse tre shqiptarët dhe rumuni i arrestuar janë të përfshirë në të shtënat e dyshuara në lokal.