Një shqiptar ka tentuar t’i shpëtonte policisë britanike duke hipur dhe fshehur mbi çatinë e ndërtesës.
Bëhet fjalë për 32-vjeçarin, Etmond Lika, i cili akuzohet për prodhim dhe tregtim të lëndëve narkotike.
Fotoja e tij, ku shihet se ka hipur mbi çati dhe një efektiv policie shfaqet duke e kërkuar përsmes dritares është bërë virale në rrjet.
Mediat e huaja shkruajnë se Lika kishte shkuar në Britani si emigrant illegal për arsye ekonomike.
Gjatë kontrollit fizik në ambient, Likës iu gjetën dhe sekuestruan 200 bimë kanabis.
(BalkanWeb)