Ballina Lajme Tentoi të vriste një grua në Peshkopi, merr fund arratia e 29-vjeçarit,...

Tentoi të vriste një grua në Peshkopi, merr fund arratia e 29-vjeçarit, arrestohet në Itali

15

ITALI– Një 29-vjeçar me origjinë nga Shqipëria dhe banues në Shqipëri u kap dhe u arrestua në Campodarsego. Ai akuzohet për tentativë vrasje me paramendim të kryer ndaj një gruaje më 22 nëntor 2023 në Peshkopi.

29-vjeçari qëllon një grua në Shqipëri dhe arratiset në Itali

 

Një shqiptar 29 -vjeçar ishte arratisur nga Shqipëria nëntorin e kaluar pas një ngjarjeje vërtet shqetësuese, të zbuluar nga karabinierët e stacionit lokal dje, 4 shkurt 2024, në Campodarsego .

“I riu me origjinë dhe banues në “Tokën e Shqiponjave” kishte tentuar të vriste një grua më 22 nëntor 2023 në qytetin e Peshkopisë dhe më pas iku në Itali”, shkrujnë mediet fqinje.

Ai hyri në një hotel në Campodarsego dhe u ndez alarmi

Megjithatë, arratia e tij përfundoi në një hotel në Campodarsego, ku shqiptari ishte ndalur për të kaluar natën.

Në fakt, gjatë regjistrimit të tij në bazën e të dhënave të hoteleve, alarmi është aktivizuar menjëherë tek policia, e cila tashmë kishte dijeni për të arratisurin për të cilin kishte urdhër arresti ndërkombëtar të lëshuar nga Autoriteti Gjyqësor Shqiptar.

Brenda pak minutash një patrullë u shfaq në ambientet e akomodimit, ku 29-vjeçari nuk bëri asnjë rezistencë. I shoqëruar në kazermë për procedimin ritual, më pas u dërgua në burg në dispozicion të Autoritetit Gjyqësor./albeu.com