Pas tetë vitesh ka rënë në prangat e policisë, 38-vjeçari nga Durrësi që tentoi të vidhte të vidhte para në bankomatin ne një filiali banke, në Kamëz. Policia e Tiranës njofton se ka arritur të finalizojë me sukses operacionin e koduar “Chips”, duke kujtuar se i arrestuari ka tentuar të vjedhë një bankomat, nëpërmjet përdorimit të një sendi të ngjashëm me kartën bankare.
“Si rezultat i këtij operacioni u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit:
– A. P., 38 vjeç, banues në Durrës, për veprën penale ”Vjedhja e bankave dhe e arkave të kursimit”, mbetur në tentativë, i dënuar më parë për vepra penale në fushën e narkotikëve, në Francë dhe në Itali. Shtetasi A. P., më datë 28.06.2014, ka tentuar të vjedhë në bankomatin e filialit të një banke në Kamzë, nëpërmjet përdorimit të një sendi të ngjashëm me kartën bankare. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.”, njofton policia.