Një 28-vjeçar është arrestuar ditën e sotme në kryeqytet pasi ka tentuar të vjedhë një automjet në në rrugën dytësore Tiranë-Durrës.
Arrestimi ndodhi pasi shtetasi N. P. u kap në flagrancë duke tentuar të vjedhë automjetin, ndërsa pas shoqërimit nga blutë ai ka dëmtuar stolat dhe kamerat e sigurisë së dhomave të shoqërimit.
Arrestimi ndodhi pasi shtetasi N. P. u kap në flagrancë duke tentuar të vjedhë automjetin, ndërsa pas shoqërimit nga blutë ai ka dëmtuar stolat dhe kamerat e sigurisë së dhomave të shoqërimit.
Njoftimi i policisë:
Tiranë/Finalizohet, nga Komisariati i Policisë Nr. 6, operacioni policor i koduar “Ndërhyrja”.
Falë ndërhyrjes në kohë nga Policia kapet dhe vihet në pranga 28-vjeçari që tentoi të vidhte një automjet.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërisë, bazuar dhe më informacionet e marra në rrugë operative se një shtetas, në orët e para të mëngjesit, në rrugën dytësore Tiranë-Durrës, po tentonte të vidhte një automjet, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Ndërhyrja”.
Si rezultat i operacionit është kapur në flagrancë nga shërbimet e Policisë, në rrugën dytësore Tiranë-Durrës, shtetasi N. P., në tentativë për të vjedhur një automjet. Pas shoqërimit në komisariat, ky shtetas ka dëmtuar stolat dhe kamerat e sigurisë së dhomave të shoqërimit.
Në përfundim të veprimeve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit N. P., 28 vjeç, banues në Babrru, për veprat penale “Vjedhja”, mbetur në tentativë, dhe “Shkatërrimi i pronës”.
Ndërkohë, vijon puna për dokumentimin e vjedhjeve të tjera që mund të jenë kryer nga ky shtetas.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.