Një 38 vjeçar nga Bangladeshi është arrestuar në Gjirokastër pasi tentoi të ndihmonte 4 emigrantë që të kalonin ilegalisht kufirin e gjelbër me Greqinë, kundrejt pagesës.
Ky shtetas ka tentuar të ndihmojë 4 emigrantë që i kishte strehuar në një hotel në Tiranë duke i krijuar kushte për transportin që të kalonin ilegalisht kufirin e gjelbër Shqipëri-Greqi.
Sapo ka vënë re shërbimet e policisë, ai është larguar por është identifikuar, kapur dhe vënë në pranga pas veprimeve hetimore dhe operacionale të policisë.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 1 celular dhe 200 euro të dyshuara të përfituara nga kjo veprimtari kriminale.