Një skenë e tmerrshme u kap nga një video e publikuar nga TN, ku një burrë, shtetas brazilian, shihet duke i drejtuar armën zv.presidentes së Argjentinës, teksa ecte duke i buzëqeshur mes turmës.
Një burrë tentoi të vriste me armë zjarri Cristina Fernández de Kirchner, teksa agresori është ndaluar dhe arrestuar nga policia. Ministria argjentinase e sigurisë konfirmoi se arma ishte e vërtetë, me plumba brenda.
Federata Argjentinase e Futbollit gjithashtu dënoi ashpër sulmin, duke lëshuar një deklaratë zyrtare: “Federata e Futbollit të Argjentinës dënon me forcë atë që i ndodhi zëvendëspresidentes së Kombit, Cristina Fernández de Kirchner. Dhuna e çdo lloji nuk është kurrë zgjidhja. Për më tepër, Federata e Futbollit ka vendosur të pezullojë të gjitha ndeshjet e planifikuara këtë të shtunë.”
(BalkanWeb)