Grupet djathtiste serbe të cilat ishin duke protestuar në kufirin në Jarinjë, kanë thyer për një moment kordonin e policisë serbe duke iu afruar kështu territorit të Kosovës
Për një moment është dëgjuar edhe një bombë, kurse policia po tenton t’i ndalojë.
Policia serbe ka krijuar një tjetër kordon më afër kufirit në Jarinjë (tek pjesa e Kosovës). Protestuesit gjatë gjithë kohës i kanë ofenduar e sharë policët serbë të cilët nuk po i lejojnë të kalojnë më tej.
hirrja për protestë është bërë nga grupet djathtiste, siç është “Patrulla Kombëtare”, si dhe është bërë thirrje që organizimit t’i bashkohen mbështetës tjerë nga Serbia, Mali i Zi dhe Republika Srpska e Bosnje-Hercegovinës.
“Patrulla Kombëtare” është organizatë e lidhur me grupin e ekstremit të djathtë “Rusov” dhe grupin paraushtarak rus “Wagner”.
Në protestë janë parë persona të maskuar që në duar mbanin flamuj të Serbisë dhe pankarta të ndryshme, ndër të cilat veçohet ajo me mbishkrimin “Kurrë kufi, Kosova është Serbi”.