Ballina Rajoni Tensionet në veri! Vuçiç: Ushtria të jetë të gatishmëri, lëvizni drejt Kosovës

Tensionet në veri! Vuçiç: Ushtria të jetë të gatishmëri, lëvizni drejt Kosovës

0

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka nënshkruar një urdhër për ngritjen e gatishmërisë luftarake të njësive të Forcave të Armatosura të Serbisë pas situatën tensionese të regjistruar ditën e sotme në veri të Kosovës.

Vuçiç, ka vendosur të ndërmarrë këtë hap për shkak të dhunës që po ndodh në Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq. Gjithashtu, ai i ka kërkuar edhe NATO-s që të ndalojnë urgjentisht dhunën ndaj serbëve.

Para objektit të Komunës së Zveçanit, që është bllokuar nga serbë, më herët u dëgjuan të shtëna me armë. Policia tha se është duke asistuar kryetarët e komunave veriore Zveçan, Leposaviç dhe Zubin Potok,  për të ushtruar të drejtën e tyre në punë, në objektet zyrtare të komunave përkatëse.

“Policia e Kosovës (PK), sipas autorizimeve ligjore dhe kushtetuese po ndërmerr veprimet e saja policore në ofrimin e sigurisë, ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike si dhe ndërmarrjen e masave policore me qëllim të parandalimit të të gjitha veprimtarive kriminale që paraqiten në vend. Sipas detyrës zyrtare, sot Policia e Kosovës është duke asistuar kryetarët e komunave veriore Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok,  për të ushtruar të drejtën e tyre në punë, në objektet zyrtare të komunave përkatëse”, thuhet në njoftim.

Ndërkohë, u tha se efektivët kanë përdorur gaz lotsjellës dhe shok-bomba për t’i shpërndarë qytetarët e tubuar para objektit komunal në Zveçan.

Kujtojmë që këto përplasje vijnë pasi udhëheqësit e komunave me shumicë serbe janë shqiptarë, të cilër u betuan një më herët në ndërtesa publike, si shkollat, për shkaqe të sigurisë.