Ballina Rajoni Tensionet ne veri, Vjosa Osmani njofton shtyrjen e zgjedhjeve

Tensionet ne veri, Vjosa Osmani njofton shtyrjen e zgjedhjeve

1

Pas tensioneve në veri të Kosovës dhe mbledhjes me drejtuesit e partive parlamentare, Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka njoftuar shtyrjen e zgjedhjeve për në Prill të vitit 2023.

“Në mënyrë që të sigurojmë pjesëmarrje sa më të madhe të qytetarëve në këto zgjedhje, vëzhgim nga institucionet vendore dhe ndërkombëtare, siguri për të gjithë qytetarët pa dallim, si dhe kohë të mjaftueshme për institucionet e sigurisë që të bëjnë edhe përpjekje e të ndërmarrin veprime shtesë për rend dhe ligj në veri në vendit, vlerësoj që shtyrja është e nevojshme.

Data e saktë se kur do të mbahen zgjedhjet do të bëhet e ditur “sonte, më së largu nesër në mëngjes”, tha Osmani, duke shtuar se duhet të kontrollohet që data të mos korrespondojë me ndonjë festë zyrtare”, tha ajo një konferencë për media pas takimit.

Në katër komunat në veri – Mitrovicë e Veriut, Leposaviq, Zveçan dhe Zubin Potok ishin planifikuar të mbahen zgjedhjet lokale më 18 dhjetor, pas largimit  të zyrtarëve serbë nga drejtimi i tyre. Kujtojmë se për shkak të incidenteve të fundit, Shtetet e Bashkuara kanë kërkuar që Kosova të shtyjë mbajtjen e zgjedhjeve lokale./Opinion.al