Ballina Lajme Tensionet në veri të Kosovës, sulmohet makina e ministrit Elbert Krasniqi nga...

Tensionet në veri të Kosovës, sulmohet makina e ministrit Elbert Krasniqi nga protestuesit serbë

0

Protestuesit serbë kanë sulmuar me bojë makinën e Ministrit Elbert Krasniqi në Leposaviq.

Krasniqi kishte shkuar në Leposaviq për të takuar kryetarin e Komunës, Lulzim Hetemi. Në momentin që po largohej, makina e tij është gjuajtur me bojë dhe molotovë nga protestuesit serbë të maskuar.

Situata në veri të Kosovës vijon të jetë e tensionuar. Dy ditë më parë në afërsi të Leposaviqit, 3 pjesëtarë të Policisë së Kosovës u morën peng nga Forcat Speciale Serbe ‘Kobra’. Ngjarja ndodhi kur tre policët ishin duke patrulluar në kufi, në vendin e quajtur Bare.