Sekretari i Shtetit, Antony Blinken, ka reaguar për situatën në veri të Kosovës ku mbetën të plagosur pesë efektivë në përplasjen me protestuesit serbë.
Përmes rrjetit social Twitter, Blinken ka dënuar veprimet e autoriteteve të Kosovës, që po përshkallëzojnë tensionet. Sekretari Blinken, më tej, bëri thirrje kryeministrit Kurti që të ndalojë menjëherë këto masa të dhunshme dhe të ripërqendrohet në Dialogun e ndërmjetësuar nga BE.
“Dënojmë fuqishëm veprimet e qeverisë së Kosovës që po përshkallëzojnë tensionet në veri dhe po shtojnë jostabilitetin. I bëjmë thirrje kryeministrit Albin Kurti që të ndalojë menjëherë këto masa të dhunshme dhe të ripërqendrohet në dialogun e ndërmjetësuar nga BE”, shkruan Blinken.
Ndërkaq më herët, ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Kosovë, Jeff Hovenier, ka dënuar dhunën në veri të Kosovës duke kërkuar që ajo të ndalohet menjëherë.
“SHBA-ja dënon aksionin e ndërmarrë nga autoritetet e Kosovës për të hyrë në ndërtesat komunale në veri të Kosovës. Dhuna e sotme duhet të ndalohet menjëherë”, ka shkruar Hovenier në Twitter.
Policia e Kosovës hyri në objektet komunale të Zveçanit dhe të Zubin Potokut, pasi u përballë me rezistencën e një grupi qytetarësh serbë.
Nga ana e tij, zëvendëskryeministri i Kosovës Besnik Bislimit ka deklaruar se institucionet publike e kanё detyrim tё sigurojnё kushtet qё tё ushtrojnё detyrën dhe pёrgjegjёsitё e tyre.
“Si kryetarё tё komunave, ata mund tё ushtrojnё pёrgjegjёsitё e tyre vetёm nga ndёrtesat e komunës”, tha Bislimi, duke shtuar se “tё ardhur me votё, mund edhe tё rrёzohen me votё”, ka deklaruar Besnik Bislimi.
Ai është shprehur se tё pёrzgjedhurit e qytetarёve si rregull, rrallёherё gёzojnё mbёshtetjen e secilit qytetar.
“Por kjo nuk nёnkupton qё qytetarёt e pakёnaqur mund tё bllokojnё shkuarjen e tё pёrzgjedhurve nё vendet e tyre tё punës”, ka theksuar Bislimi.
Ai ka shtuar se njё praktikё e tillё do tё çonte nё situata absurde ku asnjё kryetar, nё asnjё komunё nuk do tё mund tё ushtronte detyrën e tij.
“Kryetarёt e porsaemёruar i uroj pёr pёrgjegjёsitё e reja dhe ua rikujtoj qё janё aty pёr tё promovuar interesat e secilit qytetar pa dallim tё bindjeve politike, pёrkatёsisё etnike, statusit social, moshёs apo gjinisё”, është shprehur ai.
Më herët në katër komunat në veri të vendit, kryetarët e tyre filluan detyrën por kanë hasur në rezistencën e serbëve lokalë të cilët nuk i pranojnë si të përzgjedhurit e tyre. Për këtë arsye, është dashur edhe ndërhyrja e policies, ku pesë efektivë të Kosovës kanë mbetur të plagosur.
/rtsh.al/