Ballina Lajme Tensionet në veri të Kosovës, Presidenti Vuçiç: Heqja e barrikadave fillon sot

Tensionet në veri të Kosovës, Presidenti Vuçiç: Heqja e barrikadave fillon sot

2

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka deklaruar nga Rashka se, pas bisedimeve me serbët nga Kosova, heqja e barrikadave do të fillojë mëngjesin e kësaj të enjte (29 dhjetor). Presidenti paralajmëroi se nëse do të vijohet me arrestimet e serbëve, veriu i Kosovës do të mbyllet përgjithmonë.

Përfundimet e serbëve nga barrikadat janë se nëse vazhdojnë arrestimet e serbëve, veriu i Kosovës do të mbyllet përgjithmonë për institucionet e Prishtinës, ata po kërkojnë një konfirmim të qartë se kurrë nuk do të ketë njohje të Kosovës në asnjë formë”, tha Vuçiç.

/rtsh.al/