Ballina Lajme Tensionet në Veri të Kosovës, Escobar dhe Lajçak sot vizitë zyrtare në...

Tensionet në Veri të Kosovës, Escobar dhe Lajçak sot vizitë zyrtare në Serbi, priten takime me liderët shtetërorë

0

I dërguari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, dhe homologu i tij evropian, Mirosllav Lajçak, vizitojnë të mërkurën Serbinë, për të biseduar me liderë shtetërorë, lidhur me tensionet e fundit në veri të Kosovës. Escobar dhe Lajçak kanë qenë në Kosovë më 5 dhe 6 qershor.

Escobar ka thënë për gazetarët në pasditen e së martës se Uashingtoni qëndron me popullin e Kosovës, por ka shtuar se nuk mbështet një individ që “nuk ka instinkt bashkëpunimi” – duke aluduar te kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

“Ne po e shohim që po merren vendime, pavarësisht partneritetit tonë, dhe ky është sinjal për ne – ne nuk mund ta pranojmë këtë gjë. Prandaj, në një pikë, kur të duam ta rikthejmë koordinimin dhe partneritetin me këtë Qeveri, ne jemi të gatshëm, sepse ne gjithmonë do të jemi me popullin e Kosovës. Kjo nuk nënkupton që duhet ta mbështesim një individ që nuk e ka atë instinkt të bashkëpunimit dhe koordinimit”