Ballina Lajme Tensionet në veri/ Kryeministrja serbe: Jemi në prag të një konflikti të...

Tensionet në veri/ Kryeministrja serbe: Jemi në prag të një konflikti të armatosur

1

Vijojnë tensionet në veri të Kosovës. Kryeministrja Ana Brnabiç ka ftuar organizatat joqeveritare, të cilat janë pjesë e Konventës Kombëtare, të flasin për torturat e përjetuara nga serbët në Kosovë.

Në seancën e Konventës Kombëtare në Parlamentin e Serbisë, Brnabiç theksoi se në këtë moment të gjithë duhet të bëjnë çmos për të ruajtur paqen.

Ne jemi në prag të një konflikti të armatosur falë lëvizjeve të njëanshme të Prishtinës. Organizatat e shoqërisë civile, ju lutemi të flisni për torturat e përjetuara nga serbët në Kosovë. Ne duhet ta ruajmë paqen së bashku”, tha Brnabiç.

/rtsh.al/