Pas situatës së tensionuar në 3 komunat në veri të Kosovës, ka reaguar edhe kryeministri Albin Kurti.
Në takimin e zhvilluar me komandantin e KFOR-it, Gjeneral Major Ristuçia, Kurti ka bërë të ditur se kryetarët e komunave kanë dalë nga zgjedhjet e lira dhe demokratike.
Për këtë arsye, sipas tij, ata duhet t’i ushtrojnë detyrat dhe përgjegjësitë e tyre, për të ofruar shërbime publike cilësore për të gjithë qytetarët dhe pa pengesa.
Gjithashtu, në njoftimin e qeverisë së Kosovës theksohet se kryeministri Kurti e njoftoi komandantin Ristuçia se “Policia e Kosovës është angazhuar që sipas detyrës zyrtare t’ua mundësojë këtyre kryetarëve hyrjen në vendin e tyre të punës prej nga ata duhet dhe do t’ju shërbejnë të gjithë qytetarëve pa dallim e pa diskriminim”. Ndërsa ka shtuar se objektet e komunës janë pronë e Republikës së Kosovës.
/rtsh.al/