Është zhvilluar me tensione edhe seanca e sotme parlamentare. Teksa ka mbajtur fjalën e tij kreu i Grupit Parlamentar të PS Taulant Bala, deputetë të opozitës kanë kërkuar ngritjen e Komisionit Hetimor për McGonigal.
Pjesë nga debati:
Felaj: Respektoni procedurën. Kuvendi ka rregullat e veta. Unë jam e detyruar të ndjek sistemin. Fjalën e ka zoti Balla.
“ Kur merret fjala për procedurë duhet të respektohet. Neni i 9 i rregullores flet qartë. Mirëpres nga zoti Alibeaj , Mediu dhe nga zonja Doda propozimet për kohën e zhvillimit të mocionit me debat. Propozimi ynë është 12 orë dhe besoj se janë tërësisht të mjaftueshme për zhvillimin e një mocioni me debat. Skenari ndodh çdo seancë, sot familjarët e dëshmorëve të vrarë në 21 janar janë në prokurorinë speciale SPAK për vrasjen e 21 janarit ne do të jemi në këtë situatë në Kuvend. Ata akuzojnë Berishën për vrasje në bashkëpunim. Është ngritur akuzë për vrasje ndaj Berishës dhe ne do të kemi këtë situatë”, tha Balla.
(BalkanWeb)