Ballina Lajme Tensionet në Kosovë/ Borrell: Palët t’i rikthen dialogut, të ndërmarrin hapa për...

Tensionet në Kosovë/ Borrell: Palët t’i rikthen dialogut, të ndërmarrin hapa për qetësimin e situatës

3

Komisioneri i politikës së jashtme të BE, Josep Borrell ka bërë sërish thirrje për dialog dhe qetësim të situatës në veri të Kosovës. Në një deklaratë për mediat para takimit me ministrat e jashtëm të BE në Bruksel, Borrell tha se Kosova dhe Serbia duhet të ulen sërish në dialog dhe të ndërmarrin hapa për qetësimin e situatës.

“Ne menduam se kishim arritur një marrëveshje, por serbët e Kosovës iu përgjigjën arrestimit të ish-policit serb të Kosovës me trazira në rrugë, madje ata hodhën bomba ndaj policëve tanë. Kjo është e papranueshme, e di që të dyja palët po përpiqen për de-përshkallëzimin, por duhet të kuptoni se përplasjet në rrugë nuk çojnë në arritjen e një marrëveshje, e as nuk është rruga e duhur për normalizim të situatës”, tha Borrell.

Serbët në veri të Kosovës bllokuan rrugët kryesore në veri duke vendosur barrikada dhe sulmuan me bomba policinë e Kosovës dhe një patrullë të EULEX.

Protestat e fundit u shkaktuan nga arrestimi i një serbi, për përfshirje në sulme kundër zyrtarëve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në veri të Kosovës. Kjo bëri që serbët ën veri të bllokonin rrugët me kamionë dhe automjete të tjera të rënda.

/rtsh.al/