Rruga në fshatin Banjskë është hapur së fundmi për qarkullimin e makinave, e cila prej ditësh ishte e bllokuar për shkak të tensioneve në veri të Kosovës.
Ekipi i gazetarëve të Radio Evropa e Lirë ka shkuar në fshatin Banjskë, ku kanë raportuar se rrugët e fshatit ishin bosh dhe banorët ishin mbyllur në shtëpitë e tyre. Ata kanë biseduar edhe me banorët e fshatit të cilët thanë se ishin të tmerruar nga ngjarjet e fundit që po ndodhnin.
“Jemi të tmerruar”, shprehen disa banorë të Banjskës për Radio Evropën e Lirë, katër ditë pasi sulmin në fshatin ku ata banojnë.
Ata thanë se nuk e dinë çfarë ka ndodhur.
“Kemi nevojë që dikush të na tregojë se çfarë ka ndodhur”, tha një prej banorëve.
Një nga banoret është shprehur se situata e së dielës ka qenë më e rëndë sesa e luftës.
“Në errësirën e parë kemi hyrë në shtëpi”, tha banorja.
Rrugët në fshatin Banjskë janë hapur sot, por fshatit duket i zbrazur pasi banorët vazhdojnë të qëndrojnë në shtëpi.
Autoritetet e Kosovës thonë se nënkryetari i Listës Serbe, partisë më të madhe të serbëve në Kosovë, Millan Radojçiç i ka organizuar sulmet dhe ka qenë pjesë e tyre. Ata kanë publikuar pamje me dronë, ku shihet Radojçiç i armatosur, në mesin e një grupi burrash, po ashtu me armë në duar dhe të veshur uniforma.Shqiptarja.com