Shkencëtarët bëjnë me dije se bota mund të ngrohet më shumë se 1.5 gradë Celsius deri më 2027. Pas një studimi, është arritur në përfundimin se ekziston 66 % mundësi që kjo të ndodh. Shkak për këtë mund të jetë aktiviteti njerëzor dhe kjo ngrohje mund të jetë e përkohshme.
Kjo do të thotë se bota është 1.5 gradë Celsius më e ngrohtë sesa që ka qenë në gjysmën e dytë të shekullit të 19-të para se të dilnin në pah emetimet në epokën industriale. Temperatura 1.5 gradë Celsius është kthyer në simbol të negociatave për luftim të ndryshimeve klimatike, teksa shkencëtarët shprehen se ndryshimet klimatike mund të luftohen ende, duke i kufizuar emetimet e karbonit. Ngrohja globale me më shumë se 1.5 gradë Celsius nënkupton mot të nxehtë, stuhi të fuqishme dhe zjarre pyjore