Ballina Lajme Temperaturat deri në 34 gradë, parashikimi i motit për ditën e sotme

Temperaturat deri në 34 gradë, parashikimi i motit për ditën e sotme

3

Kushtet e qëndrueshme atmosferike do të jenë dominuese në të gjithë vendin tonë përgjatë gjithë 24-orëshit, ku paraditja do të ketë orë të shumta me diell në ultësirën perëndimore. Sipas MeteoAlb, pasditja do të sjellë kalime të përkohshme vranësirash në një pjesë të mirë të territorit, ku më të dukshme vranësirat do të jenë në zonat Verilindore.

Temperaturat e ajrit mbeten konstante në mëngjes, por do të rriten ndjeshëm në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 14°C deri në 34°C.

Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 28 km/h nga drejtimi Perëndimor kryesisht duke krijuar në brigjet detare dallgëzim të ulët.

Kosova

Vijon Kosova të jetë në dominimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike, ku paraditja do të jetë në ndikimin e orëve të shumta me diell. Ndërsa pas mesdite do të ketë herë pas here kalime të pakta të vranësirave, ku më të theksuara do të jenë në zonat Veriore të vendit.

Maqedonia e Veriut

Territori i Maqedonisë së Veriut në pjesën e parë e ditës do të jetë në dominimin e kthjellimeve në pjesën më të madhe , por do të ketë dhe kalime të pakat të vranësirave. Ndërsa në pjesë e dytë të ditës parashikohet të theksohen vranësirat të cilat më të dukshme do të jenë në zonat Jugor të vendit.

Rajoni dhe Europa

Europa Jugore parashikohet që të jetë në dominimin e motit të qëndrueshëm, ku më të dukshme kthjellimet do të jenë në brigjet e Egjeut. Po ashtu me kthjellime dhe kalime vranësirash paraqitet gadishulli Skandinav. Ndërsa Britania e Madhe, Europa Lindore dhe pjesërisht ajo Qendrore priten të jenë me vranësira të shpeshta të cilat do të gjenerojnë reshje shiu.

/Abcnews.al/