Ballina Lajme Temperaturat deri në 14°C,ja si pritet të jetë moti sot.

Temperaturat deri në 14°C,ja si pritet të jetë moti sot.

2

Gjatë orëve të paradites ultësira perëndimore do të jetë në ndikimin e motit të kthjellët, por me kthjellime dhe vranësira të shpeshta paraqitet moti në zonat malore të Shqipërisë.

Parashikohet që pasditja të shfaqë vranësira të lehta nëpër të gjithë territorin e vendit, ku më të dukshme do të jenë në zonat veriore dhe veriperëndimore, megjithatë nuk priten reshje në territor.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të ulen lehtë në mëngjes, por do të mbeten konstante në mesditë duke, u luhatur nga -4°C deri në 14°C.

Era do të fryjë e lehte deri mesatare me shpejtësi 30 km/h nga veriperëndimi për pasojë në brigjet detare do të gjenerohet dallgëzim 1 – 2 ballë.