Ballina Lajme Temperatura deri në 27 gradë celsius, parashikimi i motit për sot

Temperatura deri në 27 gradë celsius, parashikimi i motit për sot

4

Dita e diel do të ketë mot me alternime kthjellimesh dhe vranësira të cilat hera-herës përgjatë relieveve malore do të pasohen nga reshje shiu me intensitet të ulët.

Era do të jetë nga veriperëndimi me shpejtësi mesatare deri në 7m/sek, e cila hera-herës pritet të fitojë shpejtësi deri në 12m/sek duke bërë që valëzimi në detet Adriatik dhe Jonë të jetë i ulët i forcës 1-2 ballë.

 

Temperaturat maksimale do të arrijnë deri në 27 gradë celsius, ndërsa minimalet 9 gradë celsius.