Ballina Lifestyle & Showbiz Telashe të reja për Shakirën, një djalë pretendon se është i këngëtares

Telashe të reja për Shakirën, një djalë pretendon se është i këngëtares

1

Pas ndarjes nga Gerard Pique, problemeve shëndetësore të të atit dhe telasheve me taksat spanjolle, tashmë shfaqet një djalë misterioz, që pretendon se është i saj.

Një i ri kolumbian i quajtur Pedro ka siguruar se është djali i madh i këngëtares, i lindur nga një lidhje e vjetër e këngëtares së mirënjohur me aktorin Santiago Alarcon. Ka qenë ky i fundit, ai që foli i pari për këtë çështje në mediat e Amerikës së Jugut, duke mohuar gjithçka:

“Ky djali më mundon prej muajsh, më persekuton. Thotë se e kam dhënë për birësim në vitin 1992 dhe më ka kërkuar dëmshpërblim prej 835 milionë pesos”.

Në fillim të viteve 90-të, megjithatë, Alarcon ishte vetëm 13 vjeç, ndërsa Shakira ishte një 15-vjeçare që ëndërronte të futej në botën e muzikës. Aktori gjithashtu përsëriti se nuk e kishte takuar kurrë yllin e pop-it, e cila për momentin nuk e ka komentuar ende historinë që po ia shton edhe më shumë telashet, pas divorcit me Gerard Pique.