Të shtëna me armë zjarri janë raportuar në Vlorë mbrëmjen e sotme dhe sipas informacioneve të para u raportua një person i plagosur.
Por pas kontrolleve nga ana e policisë, ka rezultuar një alarm fals. Mësohet se ka qenë një telefonatë anonime që ka alarmuar policinë se një person kishte mbetur i plagosur në vendin e quajtur “Bishti i Kalldrëmit”, në afërsi të fshatit Kaninë. Policia ka nisur menjëherë grupin dhe ka kryer kontrollin në zonë por nga kontrollet e rezulton informacion i pavërtetë dhe sipas burimeve zyrtare nuk ka as të shtëna e as të plagosur.