Të shtëna me armë zjarri raportohen të kenë ndodhur pak minuta më parë në mbikalimin e Panajsë. Nga informacionet paraprake, dyshohet se kanë mbetur të vrarë dy persona.
Mësohet se persona ende të paidentifikuar, kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të një makine, ku dyshohet se udhëtonin dy persona.
Policia ndodhet në vendin e ngjarjes, ndërsa po punohet për zbardhjen e plotë të ngjarjes