Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur mbrëmjen e së martës në aksin Pukë-Vau i Dejës. Mësohet se i plagosur me armë zjarri është dërguar në spitalin e Shkodrës Pjetër Kola, nga Lezha. I plagosuri, rreth 40 vjeç, aktualisht ndodhet në sallën e operacionit dhe nuk dihet nëse është në gjendje të qëndrueshme apo jo.
Ndërkohë, policia po kryen veprime për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes. /abcnews.al/