MAMINAS- Të shtëna me armë zjarri në Maminas.
Dyshohet se persona të paidentifikuar kanë qëlluar në ajër me armë në Maminas.
Burime bëjnë me dije se, pas të shtënave, autorët janë nisur drejt Tiranës.
Policia ka shkuar në vendngjarje pas njoftimit dhe po vijon kontrollin në zonën ku kanë ndodhur të shtënat.