Ballina Lajme Të shtëna me armë zjarri në Fier, dyshohet se polici ka qëlluar...

Të shtëna me armë zjarri në Fier, dyshohet se polici ka qëlluar djalin e kolegut në këmbë

116

Të shtëna me armë zjarri në Fier. Dyshohet për një të plagosur.

Ngjarja ka ndodhur në rrethrrotullimin pranë Bashkisë Fier, ndërsa mësohet se autori i ngjarjes është shoqëruar nga policia.

 

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:30, kur polici është konfliktuar me një të ri, i cili dyshohet se kishte shkaktuar probleme gjatë një aktiviteti në qendër të sheshit të qytetit.

Efektivi ka qëlluar me armë, djalin e një polici tjetër, duke e lënë të plagosur. Ky i fundit është transportuar në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërsa autori është shoqëruar në komisariat.

Policia ka nisur hetimet dhe ka nisur punën për zbardhjen e plotë të ngjarjes. Mësohet se çdo veprim po kryhet nga AMP nën drejtim të prokurorit, për të shmangur konfliktin e interesit.